Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi: Keqardhje për debatin që u zhvillua në Strasburg
English

Presidenti Topi: Keqardhje për debatin që u zhvillua në Strasburg

Tiranë, 29 janar NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e Presidencën së radhës së BE-së dhe përfaqësuesin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Luixhi Bruza.

Dy diplomatët i shprehën Kryetarit të Shtetit shqiptar qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe komentuan rekomandimet e rezolutës së miratuar dje nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbi Shqipërinë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë vlerësoi angazhimin serioz të Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe lexoi me vëmendje rezolutën e miratuar dje nga kjo Asamble mbi situatën politike në Shqipëri duke shprehur në të njëjtën kohë keqardhjen që një debat i tillë mbi funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri të zhvillohet në Strasburg, në një kohë që Shqipëria ka qenë nga vendet e para ish-komuniste të anëtarësuara në këtë institucion përfaqësues evropian.

residenti i Republikës së Shqipërisë shprehu edhe një herë qëndrimin e tij se ndjek me vëmendje situatën paszgjedhore në Shqipëri, mirëpret të gjitha përpjekjet serioze për të kontribuar në përmirësimin e klimës politike dhe në rivendosjen e dialogut parlamentar. k.k/NOA

KOMENTE