Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skualifikimi i Mutu, irritohet Lotito
English

Skualifikimi i Mutu, irritohet Lotito

Firenze, 29 Janar NOA - Lojatari rumun i Fiorentinës Adrian Mutu u pezullua nga "Coni" pasi në testet antidoping ai rezultoi pozitiv për sibutramina që është një stimulues për shmangien e efekteve të urisë. Ky pozitivitet u zbulua menjëherë në testet që u verifikuan pas ndeshjes së dhjetë janarit të Fiorentinës me Barin ku Mutu realizoi një gol.

Krahas saj ditën e sotme erdhi konfirmimi se të njëjtin stimulues lojtari e kishte përdorur dhe në ndeshjen e 20 janarit në Kupën e Italisë ku u përballën me Lazion dhe Rumuni shënoi një dopietë në këtë ndeshje.

Menjherë pas këtij lajmi presidenti i Lazios, Claudio Lotito u shpreh për mediat mjaft i irrituar ku menjëherë ka kërkuar përsëritjen e kësaj ndeshjeje por më pas shtoji se do të shikonte se si do të vepronin organizatat përkatëse në bazë të rregullores, në lidhje me këtë çështje.

Pavarësisht nga vendimi që do të jepet në lidhje me këtë ndeshje kjo është një çështje e cila do të ketë një vazhdimësi në këto ditë dhe padyshim që Lotito do të jetë një ndër personazhet e saj

r.b/NOA

KOMENTE