Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zakeroni emërohet trajneri i ri i Juventus
English

Zakeroni emërohet trajneri i ri i Juventus

Torino, 29 Janar NOA - Më në fund ka mbaruar telenovela për pankinën e Juventusit dhe sot është bërë zyrtarizimi i trajnerit të ri të ekipit i cili do të jetë pikërisht Alberto Zakeroni, për të cilin u fol shumë, gjatë këtyre ditëve në lidhje me ardhjen e tij.

Ish tekniku i Milanit, Interit dhe Torinos ka nënshkruar një kontartë e cila do ta lidhë atë me klubin Juventin deri më 30 qershor të këtij viti. Ai duket mjaft entuziast për këtë aventurë të re dhe mbi të gjitha me këtë sfidë mjaft të vështirë që i është ofruar atij në këtë moment të zymtë për ekipin e Juventusit i cili pësoi dhe një disfatë tjetër ku këtë herë u mund nga Interi duke u eliminuar nga Kupa e Italisë.

" Më pëlqejnë sfidat dhe jam shumë i gatshëm për këtë, madje jam i sigurtë që do të arrijë të fitoj këtë sfidë që më është ofruar", - këto kanë qenë fjalët e para të trajnerit më të ri të Juventusit.

Më pas ai ka shtuar në mbrojtje të ekipit të tij, se në lidhje me organikën e saj ai mendon se janë shumë të pakta ekipet të cilat kanë një të tillë më të mirë, dhe tashmë për të është pikërisht ai moment për të cilin Juventus ka nevojë të ndryshojë histori. Me sa duket Zakeroni është tepër i qetë dhe mjaft optimist në këtë aventurë të re të tij, e cila do të nisë ditën e djelë në ndeshjen me Lazion.

r.b/NOA

KOMENTE