English

Hillari Klinton "humbet" këpucën duke hyrë në Elizenë e Parisit

Paris, 30 janar, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, kjo "Hirushe" e politikës ndërkombëtare, ka humbur këpucën e saj duke hyrë në pallatin presidencial francez. Lajmi i bërë me dije nga mediat e huaja është komentuar si i ndodhur për shkak të shiut të madh që binte për ato momente, gjë që sipas tyre, i kishte bërë të rrëshqitshme shkallët e Elizesë së famshme.

Por duket se miku i saj, Nikolas Sarkozi, e ka nxjerrë nga situata duke i shtrirë dorën e tij gjatë kohës së incidentit, duke ia dalë mbanë që ta shpëtojë edhe nga rreziku i ndonjë rrëzimi nga shkallët apo rënie keqazi të zyrtares së lartë amerikane.

Ndërkaq, mësohet se një orë e gjysmë më vonë, duke e lënë pallatin presidencial francez, Hillari ka dalë me shumë kujdes nga shkallët duke ecur me hapa mjaft të vegjël.

n.e/NOA

KOMENTE