English

Mbyllen disa sfida të Premier League, fiton Liverpul

Angli, 30 Janar NOA - Janë mbyllur disa nga ndeshjet e kësaj fundjave të kampionatit anglez të Premier League ku Liverpul është rikthyer tek fitorja. Ekpi i Rafa Bentez ka fituar me rezultatin 2 me 0 kundrejt Bolton falë golave të shënuar nga Kuyt dhe autogolit të Davies.

Me këtë fitore Liverpul i afrohet zonës Champions ku momentalisht në vendin e katërt ndodhet Totenhem i cili u ndal në një barazim me Birmingham me rezultatin 1 me 1 me gola të shënuar nga Defoe dhe Ridgewell. Krahas tyre fitimtare ka dalë dhe ekipi i Aston Vilës i cili me këtë rezultat pozitiv ka kaluar momentalisht Manchester Citin në klasifikimin e Premier League.

Kujtojmë që në këtë kampionat për tu zhvilluar mbeten dhe ndeshjet e kryesuesve të kampionatit ku të tre ekipet do të zhvillojnë sfidat e tyre midis mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme.

r.b/NOA

KOMENTE