English

Policia: Japim 1 milion lekë për të gjetur vrasësin e "Xhamllikut"

Në sajë të informacioneve të poseduara nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj vrasje, i cili është identifikuar si Albert Xhemal Dashi, 35 vjeç, lindur e banues në Tiranë

Tiranë, 31 Janar NOA - Policia e Tiranës ofron shumën prej një milion lekë të rinj për ata që ofrojnë informacion në mënyrë anonime për kapjen e autorit të vrasjes së pasdites së sotme tek vendi i quajtur "Xhamlliku" në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17.30 në rrugën e Porcelanit në afërsi të ish - Profarmës në Tiranë, ku dhe është qëlluar me armë zjarri duke gjetur vdekjen 30 vjeçari Armando Riza Hasani, lindur e banues në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i formuar për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në sajë të informacioneve të poseduara nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj vrasje, i cili është identifikuar si Albert Xhemal Dashi, 35 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se, motiv i kësaj ngjarje të jetë një konflikt familjar, mbi lidhjen martesore të viktimës, i cili kishte për bashkëshorte mbesën e autorit.

"Aktualisht nga të gjitha strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punohet intensivisht për kapjen e autorit i cili tashmë është identifikuar", - i tha agjencisë NOA, zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

Ndërkohë, për çdo informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, Policia e Tiranës thotë se ka vendosur në dispozicion shumën e parave prej 1 milion lekësh (të reja) shpërblim, duke ruajtur në çdo rast anonimatin, për të telefonuar në numrat telefonik 129 dhe 069 41 10 202.

e.r/NOA

KOMENTE