Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rivotime në Prizren e Lipjan, kush garojnë
English

Rivotime në Prizren e Lipjan, kush garojnë

Prizren, 31 janar NOA - Në komunën e Prizrenit dhe Lipjanit, në orën shtatë të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit, ku do të rivotohet për të tretën herë për pushtetin lokal. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fehmi Ajvazi, tha se në Prizren janë hapur 60 qendra të votimit, kurse në Lipjan 26.

Ai, gjithashtu tha se procesi i votimit po zhvillohet pa probleme. Të drejtë vote në të dy komunat kanë 185,933 votues. Procesin zgjedhor do ta vëzhgojnë 2,811 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në Prizren garojnë Ramadan Muja i Partisë Demokratike të Kosovës, Hanefi Muharremi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, në garën për Lipjanin garojnë Shukri Buja nga PDK-ja dhe Imri Ahmeti i LDK-së. Raundi i parë i zgjedhjeve në nëntor të vitit të kaluar i dërgoi në balotazh PDK-në dhe LDK-në. Rivotimi në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit erdhi për shkak të, siç është thënë, disa parregullsive që ndodhën në dy raundet e kaluara të zgjedhjeve. KQZ-ja ka paralajmëruar se rezultati preliminar i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur në orët e para të mëngjesit. /rfe/

KOMENTE