Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rivotime në Prizren e Lipjan
English

Rivotime në Prizren e Lipjan

Prizren, 31 janar NOA - Në komunën e Prizrenit dhe Lipjanit, në orën shtatë të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit, ku do të rivotohet për të tretën herë për pushtetin lokal.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fehmi Ajvazi, tha se në Prizren janë hapur 60 qendra të votimit, kurse në Lipjan 26.

Ai, gjithashtu tha se procesi i votimit po zhvillohet pa probleme. Të drejtë vote në të dy komunat kanë 185,933 votues.

Procesin zgjedhor do ta vëzhgojnë 2,811 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, njofton REL. Në Prizren garojnë Ramadan Muja i Partisë Demokratike të Kosovës, Hanefi Muharremi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, në garën për Lipjanin garojnë Shukri Buja nga PDK-ja dhe Imri Ahmeti i LDK-së. Raundi i parë i zgjedhjeve në nëntor të vitit të kaluar i dërgoi në balotazh PDK-në dhe LDK-në. Rivotimi në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit erdhi për shkak të, siç është thënë, disa parregullsive që ndodhën në dy raundet e kaluara të zgjedhjeve. KQZ-ja ka paralajmëruar se rezultati preliminar i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur në orët e para të mëngjesit.

INA/NOA

KOMENTE