English

Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri një rom

Tiranë, 31 janar NOA/Urgjent- Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë kur një person është qëlluar me armë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe ndodhet aktualisht për këqyrjen e provave.

Burime nga vendngjarja thanë se viktima është nga komuniteti rom dhe u qëllua me armë zjarri.

Ende nuk dihen motive dhe shkaqet e këtij krimi.

Vijon...

k.k/NOA

KOMENTE