Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vermeer, pas Hitlerit e riduan familjarët
English

Vermeer, pas Hitlerit e riduan familjarët

Hermann Goering e kishte lakmuar. Adolf Hitler e kishte blerë. Tani trashëgimtarët e njeriut që ia kishte shitur e duan kthimin e pikturës së Vermeer nga një muze në Vjenë

Nga Catherine Hickley*

"The Art of Painting" është piktura më e vlefshme në koleksionin publik të Vjenës dhe vepra e vetme e Johannes Vermeer në Austri. Është e vendosur në Kunsthistorisches Museum, ku një ekspozitë mbi historinë, restaurimin dhe përmbajtjen e pikturës është hapur të mërkurën. Show koincidon me hetimin e sponsorizuar nga qeveria nëse përvetësimi i Hitlerit ka përmbledhur ‘shitjen nën detyrim' dhe piktura duhet t'u kthehet trashëgimtarëve të shitësit. Trashëgimtarët thonë se Jaromir Czernin, i cili ka kaluar 15 vite në proces gjyqësor për ta rimarrë pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka humbur, nuk ka pasur zgjidhje tjetër përpos ta shesë pasi që familja e tij ishte e kërcënuar. "Jam shumë i sigurt se Republika e Austrisë do ta kthejë këtë pikturë," ka thënë Andreas Theiss, partner i lartë në Wolf Theiss, firma juridike që i përfaqëson trashëgimtarët. "Është e qartë se nëse Czernin do të kishte thënë ‘Z. Fuehrer, e di që je i interesuar në pikturën time, por ka qëlluar fat i keq,' atëherë ai do të ishte marrë gjithsesi dhe familja e tij do të ishte dërguar në kamp përqendrimi," ka thënë Theiss. Theiss ka thënë se është e pamundur të vendoset një vlerë për pikturën, megjithëse është llogaritur diku rreth 150 milionë euro. Sot ekzistojnë vetëm 34 piktura që studiuesit unanimisht ia atribuojnë Vermeer. Të gjitha janë nëpër muze, përfshirë në Louvre, Galerinë Kombëtare të Londrës, Muzeun Metropolitan në New York, Gemaeldegalerie në Dresden dhe Rijksmuseum në Amsterdam. "The Art of Painting," që daton ndërmjet vitit 1665 dhe 1668, nga shumë studiues është konsideruar të jetë më e rëndësishmja. E paraqet artistin në studion e tij, i veshur në një xhaketë elegante, duke studiuar modelen e ndruajtur të veshur në të kaltër, me sytë e ulur. Ai është duke filluar ta pikturojë një kurorë të gjetheve të dafinave të kaltra në kokën e saj. Një libër i trashë i lidhur me lëkurë në njërën dorë dhe një trombë në tjetrën e zbulojnë identitetin e saj si Clio, muza e historisë. Vermeer nuk e ka pikturuar me porosi dhe ajo ka qëndruar në pronësi të tij deri në vdekjen e tij në vitin 1675. E veja e tij, e lënë në nevojë të tmerrshme financiare, ka tentuar ta mbajë por kishte qenë e detyruar ta shesë. Më vonë, në mënyrë të gabuar, i ishte atribuuar kolegut të Vermeer Pieter de Hooch dhe ishte blerë nga familja e Czernin në vitin 1813. Shitja për Hitlerin Jaromir Czernin e ka trashëguar pikturën "The Art of Painting" në vitin 1929. Ai kishte vendosur ta shesë dhe në vitin 1937 ka negociuar me Sekretarin Amerikan të Thesarit Andrew Mellon për një çmim prej një milionë dollarë në ar. Austria ishte pajtuar të jepte lejen e eksportit, ka thënë Theiss. Pastaj, me aneksimin e Austrisë nga ana a Rajhut gjerman në vitin 1938, shitja jashtë vendit më nuk ishte e lejuar. Czernin, familja e të cilit vinte nga aristokracia austriake, filloi negociatat me industrialistin gjerman Philipp Reemtsma. Theiss ka thënë se Reemtsma mund të ketë vepruar në interes të Marshallit të Rajhut Hermann Goering, i cili i krisur për një Vermeer për koleksionin e tij privat - aq i krisur sa që njëherë kishte shkëmbyer 150 piktura për një falsifikim nga Han van Meegeren. Posa kishte mësuar për këto bisedime, Hitler e kishte përdorur ‘Fuehrervorbehalt,' të drejtën e tij të posaçme për të marrë para të tjerëve, sepse ai e dëshironte pikturën për muzeun e tij në Linz, qytetin ku e kishte kaluar fëmijërinë. Ai e kishte kërkuar për 1.65 milionë marka të Rajhut (rreth 660 mijë dollarë të asaj kohe). Reemtsma i kishte ofruar dy milionë marka të Rajhut, ka thënë Theiss. "Ka qenë e rëndësishme që Hitler e kishte marrë për më pak," ka thënë Theiss. "Ai donte t'i tregonte Goering-ut: Unë jam më i suksesshëm sepse e kam marrë më lirë." Arrestimi nga Gestapo Trashëgimtarët me banim në Vjenë, të përfaqësuar nga vajza e Jaromir Czernin Sophie Huvos Czernin, se përdorimi i kësaj të drejte të posaçme e kishte bërë shitjen nën detyrim. Ata pajtohen se Czernin nuk ka pasur opsion tjetër pos t'ia shesë pikturën Hitlerit sepse ai ishte martuar me një ‘gjysmë hebreje të nivelit të dytë.' Czernin më vonë i ishte marrë pasuria dhe ishte mbajtur nga Gestapo për tre muaj. Sidoqoftë çmimi i paguar nga Hitler ka qenë më i shtrenjti që ka paguar ndonjëherë për ndonjë pikturë për muzeun e tij të planifikuar në Linz, sipas Birgit Schwarz, një historiane e cila ka botuar dy libra mbi Hitlerin dhe koleksionin e tij të artit. Shumica e një mijë veprave të grumbulluara nga këshilltari i tij në këtë projekt, Hans Posse, ishin plaçkitur prej hebrenjve të Austrisë. Të tjerat ishin siguruar nëpërmjet shitjes së detyruar në Holandë, ka thënë Schwarz në një intervistë në Vjenë. Ato ishin magazinuar në shtëpinë e Hitlerit në Munich, ku udhëheqësi nazist do të bënte vizita të rregullta për t'i kontrolluar ato. Miniera e kripës Ai ka pasur dy Vermeer - tjetra ka qenë ‘The Astronomer' e konfiskuar prej Rothschild-ve - sidoqoftë të preferuarit i tij kanë qenë piktorët gjermanë të shekullit nëntëmbëdhjetë si Hans Makart, Arnold Boecklin dhe Anselm Feuerbach. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, koleksioni i Hitlerit përbëhej nga 4,700 vepra, edhe pse muzeu nuk ishte ndërtuar kurrë. Në maj të vitit 1944, koleksioni ishte dërguar në një minierë kripe në Altaussee për mbrojtje. Trupat amerikane e kishin gjetur atje në mbarim të luftës, së bashku me kryeveprat e tjera si skulptura ‘Bruges Madonna' e Michelangelo-s dhe ‘Astronomer.' "The Art of Painting" ishte kthyer në Vjenë për t'iu kthyer pronarit të duhur. Ishte varur në Kunsthistorisches Museum që nga viti 1945. Megjithëse Czernin e kishte paditur për kthimin e saj, Austria kishte refuzuar të kthente pikturën në vitet e pesëdhjeta, duke thënë se as detyrimi as ulja e çmimit nuk mund të provohen. Ai kishte vdekur në vitin 1966. Kthimi i pikturës te trashëgimtarët e Czernin do të ishte humbje për Austrinë, që tashme ua ka kthyer pronarëve të mëparshëm veprat nga koleksionet publike. Qeveria ishte detyruar të hiqte dorë nga pesë piktura të Klimt-it në vitin 2006 pasi një gjykatë kishte urdhëruar kthimin e tyre te Maria Altmann nga California. Austria ka vendosur kundër blerjes së veprave sepse ato ishin shumë të shtrenjta. Në mesin e tyre përfshihej një portret i vitit 1907 i njohur si ‘Golden Adele,' të cilën Ronald S. Lauder më vonë e kishte blerë për 135 milionë dollarë për galerinë e tij në New York. Përvijimet e vendimit Hulumtuesit Susanne Hehenberger dhe Monika Loescher janë duke punuar në një raport të prejardhjes rreth ‘The Art of Painting' për Austrian Commission for Provenance Research. Ky komision miraton gjetjet e tij për një këshill special që i jep rekomandime qeverisë në atë se a duhet t'u kthehen trashëgimtarëve veprat e debatuara të artit në koleksionet publike. Sabine Haag, drejtoreshë e Kunsthistorisches Museum, ka refuzuar të komentojë mbi detajet e rastit derisa hulumtimet janë ende duke u bërë. "Është në interesin tonë që materiali është i kontrolluar në mënyrë gjithëpërfshirëse," ka thënë ajo në një konferencë për media në hapje të ekspozitës. E presim një vendim gjatë vitit 2010." Ekspozita "Vermeer: The Art of Painting" është e hapur në Kunsthistorisches Museum në Vjenë deri më 25 prill. (*) "Bloomberg", përktheu: Alfred Beka

Lexoni edhe: Të gjitha sëmundjet e Hitlerit

KOMENTE