Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zvicra proteston kundër blerjes së të dhënave nga Gjermania
English

Zvicra proteston kundër blerjes së të dhënave nga Gjermania

Bernë, 31 janar NOA - Zvicra protestoi sot kundër blerjes së të dhënave që një informator i ka ofruar autoriteteve gjermane të financave.

"Berlini nuk duhet të paguajë për materiale të vjedhura", - tha Ministri zvicerian i Mbrojtjes Ueli Maurer në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik në Davos. Kjo është diçka që nuk praktikohet në shtetet ligjore.

Nga ana tjetër do të lëkundej thellë besimi im në Gjermaninë. Me të njëjtën gjuhë u shpreh edhe Ministrja e Financave Doris Leuthard.

Një informator i ka ofruar autoriteteve gjermane të financave të dhënat për 1.500 persona që nuk i kanë paraqitur tatimet, njoftoi dje gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Si kundërshpërblim ai ka kërkuar 2,5 milionë euro, por vlerësohet se të dhënat që ai posedon do t'i sillnin arkës së shtetit rreth 100 milionë euro.

Merret vesh se informatori i ka dërguar si dëshmi autoriteteve financiare të dhënat për pesë persona, citon radio Dojçe Vele.

KOMENTE