English

Çmimet Grammy, këngëtarja Beyonce arrin të fitojë 6 çmime

Nju Jork, 1 shkurt, NOA - Në natën e çmimeve Grammy, të cilat vlerësohen si më të lartat në botën e muzikës, surpriza ka mbajtur emrin "Beyonce". Kjo pasi këngëtarja që mban këtë emër ka arritur të fitojë plot gjashtë çmime, duke e kthyer në këtë mënyrë në këngëtaren e parë femër në historinë 52-vjeçare të çmimeve Grammy-s e cila rrëmben 6 çmime. Megjithatë, duhet thënë se çmimi më i rëndësishëm shkoi për këngëtaren 20-vjeçare, Traylor Sëift, artisten më të re të të gjitha kohërave që fiton çmimin për albumin më të mirë të vitit. Suift rrëmbeu po ashtu edhe tre çmime të tjera.

Ndërkaq, një tjetër çmim të rëndësishëm, disku më i mirë i vitit shkoi për grupin Kings of Leon me Use Somebody, ndërsa grupi country The Zac Broun Band fitoi Grammy si artisti i ri më i mirë.

Shfaqja nisi me një duet mes Elton John dhe Lady Gaga, duke kulminuar në një përkujtim të Michael Jackson, kënduar nga Carrie Underuood, Celine Dion, Jennifer Hudson, Smokey Robinson dhe Usher.

n.e/NOA

KOMENTE