Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Agron Tufa, shkrimtari i vitit
English

Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Agron Tufa, shkrimtari i vitit

Tiranë, 1 Shkurt NOA/Milena Selimi - Janë ndarë sot në mjediset e MTKRS-së, Çmimet Kombëtare të Letërsisë, me prezencën e Ministrit z.Ferdinand Xhaferi dhe zëv/ministres Znj. Zana Turku, mes shumë personaliteteve të letrave shqipe dhe anëtarëve të jurisë.

Në sallën "Tefta Tashko" është nderuar për vitin 2009 me çmimin e madh kombëtar, shkrimtari, Agron Tufa, për veprën "Thembra e Akilit" me motivacionin: "Për kontributin që autori jep për çlirimin e gjuhës nga klishetë".

Për vetë autorin Tufa çmimi ka qenë një emocion i veçantë, por edhe një përgjegjësi e madhe.

Çmimi "Lasgush Poradeci" i është dhënë Vilson Blloshmit, çmimi "Migjeni" për prurjet e autorëve debutues është dhënë për Eir Plasari, çmimi "Faik Konica" për botimet në fushën e kritikës i është dhënë akademikes Floresha Dado.

Çmimi "Petro Marko" për romanin më të mirë i është dhënë Ben Blushit për romanin "Otello Arapi i Vlorës",çmimi "Jusuf Vrioni" për përkthyesin më të mirë i është dhënë Afrim Koçit, çmimi "Gjergj Fishta" është dhënë për Adrian Vehbiun për kontributin e dhënë në fushën e Esesë, si dhe Virgjil Muçit dhe Edmond Tupes, për përkthimet e letërsisë botërore në shqip.

Tashmë janë shndërruar në një traditë, por nuk cilësohen më si "Penda e Artë" dhe "Penda e Argjendtë". Janë thjesht "Çmimet Kombëtare të Letërsisë". Megjithatë, nën emërtimin ndryshe, janë po të njëjtët, duke filluar që nga konceptimi.

Juria e përbërë nga Mark Marku-kryetar, Bardhyl Londo-anëtar, Pardi Teferiçi-anëtar, Agron Gjekmarkaj-anëtar, Mirela Kumbaro-anëtare ka vlerësuar veprat e autorëve shqiptarë të botuar gjatë vitit 2009.

I menduar të zhvillohej më 20 dhjetor, konkursi i letërsisë u shty për në fillim të 2010-ës, për vetë faktin e thjeshtë që të kishte mundësi të shqyrtonte pa asnjë përjashtim të gjithë botimet e vitit që lamë pas.

m.s/e.r/NOA

KOMENTE