English

Fëmija 9 muajsh shpëton mrekullisht në një aksident rrugor

Caltanissetta, 1 Shkurt NOA - Një fëmijë vetëm nëntë muajsh ka shpëtuar për mrekulli në një aksident rrugor në të cilin ai u përfshi.

Së bashku me prindërit e tij ai po udhëtonte me makinë në periferi të Caltanissetta, ku gjatë rrugës autovetura pësoi një përplasje të rëndë dhe ku hapën dyert dhe xhami i saj u thye.

Në këtë aksident fëmija pas përplasjes përfundoi duke flutuaruar jashtë makinës dhe u mendua se gjendja e tij do të ishte e rëndë.

Por në fakt nuk rezultoi e tillë pasi pas kontrollit të mjekëve ai rezultoi se kishte marrë vetëm disa gërvishtje të vogla dhe asgjë më shumë përveç trembjes së madhe të prindërve të tij.

r.b/NOA

KOMENTE