English

Formula 1, rikthehen bindshëm Massa dhe Schumacher

Valencia, 1 Shkurt NOA - Ka qenë sot dita e parë e provave të Formula 1, për pilotët e këtij sporti kaq emocionues. Një rikthim mjaft bindës ishte ai për Felipe Massën dhe gjermanin Michael Schumcher.

Në këto teste që u zhvilluan në Valencia piloti brazilian i Ferrarit arriti të mbyllte garën përpara të gjithëve me kohën 1'12"574.

Menjëherë pas tij ishte Pedro de la Rosa i cili garon për skuderinë BMW Sauber, me kohën 1'12"784, Michael Schumacher i shumëprituri i këtij evenimenti arriti të pozicionohej i treti duke mbyllur garën me kohën 1'12"947 ku tregoi se gjermani është rikthyer bindshëm në këtë sport.

Një prove mjaft pozitive kjo për skuderinë e Ferrarit ku pilotët e saj arritën të merrnin rezultate tepër pozitive në këto teste.

Kohët e realizuara nga të gjithë pilotët në këto prova janë si më poshtë:

1. Felipe Massa - Ferrari - 1'12"574 2. Pedro de la Rosa - BMË Sauber - 1'12"784 3. Michael Schumacher - Mercedes GP - 1'12"947 4. Nico Rosberg - Mercedes GP - 1'13"543 5. Gary Paffett - McLaren-Mercedes - 1'13"846 6. Rubens Barrichello - Williams-Cosworth - 1'14"449 7. Sebastien Buemi - Toro Rosso - 1'14"762 8. Robert Kubica - Renault - 1'15"000

r.b/NOA

KOMENTE