English

Manchester United fiton bindshëm ndaj Arsenalit

Londër, 2 Shkurt NOA - Ekipi i Sir Alex Ferguson, Machester United ka treguar edhe njëherë forcën e saj në kampionatin anglez të Premier League ku këtë radhë kishte një sfidë në transfertë mjaft të vështirë për kreun e renditjes kundrejt ekipit të Venger, Arsenalin.

"Djajtë e kuq" shkuan në Londër dhe arritën të fiton me rezultatin 3 me 1 ndaj "topçinjve", në sajë të një loje bindëse dhe mjaft të bukur të realizuar nga lojtarët e Ferguson.

Seria e golave u hap nga mesfushori portugez Nani i cili pas një shmangie mjaft të bukur të dy mbrojtësve të Arsenalit arriti të kalonte ekipin e tij në avantazh.

Më pas për të thelluar rezultatin mendoi i përhershmi, Rooney i cili vazhdon të konfirmojë momentin e shkëlqyer që po kalon duke realizuar kështu golin e 20 për këtë sezon.

Park J.S. shënoi dhe golin e tretë për United i cili më pas u ndoq nga goli i vetëm i Arsenal që u shënua në minutën e 80 të takimit nga Vermaelen.

Një sfidë e cila nuk pati një histori të gjatë dhe u fitua me lehtësi nga Machester United, ku me këtë trepikësh të marrë, ata afrohen me ekipin e Çelsit me vetëm një pikë diferencë.

r.b/NOA

KOMENTE