English

Tiranë, arrestohet 21-vjeçari, qëlloi me armë në banesën e tij

Tiranë, 1 shkurt NOA - Qëllon me armë nga banesa e tij, arrestohet në policia një 21-vjeçar.

Shërbimet e hetimit të krimit të komisariatit të policisë Nr.1 Tiranë arrestuan ditën e djeshme 21-vjeçarin Amarildo Hila, sepse në banesën e tij në rrugën "Zonja Çurre", ka qëlluar me armë në ajër.

E sinjalizuar për të shtënat e armës policia u vu menjëherë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur qitësin.

Burime nga policia thanë se brenda pak orësh u arrit të lokalizohej vendi nga u qëllua me armë si dhe identifikimi i autorit.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë pushkë (njëzetëshe) me një krehër fishekësh, 3 pako me fishekë në sasi 60 copë.

Ndaj 21-vjeçarit u mor masa e arrestit për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake" dhe të "Prishjes së qetësisë publike".

k.k/NOA

KOMENTE