Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Qytetarët paguajnë 1.6 miliardë lekë për çetën e 35 zv/ministrave
English

Braçe: Qytetarët paguajnë 1.6 miliardë lekë për "çetën" e 35 zv/ministrave

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka denoncuar përmes një deklarate për shtyp qeverinë Berisha, për ato që ajo i ka cilësuar si shpenzime pa moral për "të shpërblyer aleatët me poste shtesë të zëvendës/ministrave".

Sipas deputetit socialist Erjon Braçe, e gjithë "kjo çetë njerëzish, po u kushton shqiptarëve në këtë kohë krize ekonomike plot 1.6 miliardë lekë në muaj".

"Në MPJ kemi 2 zv/ministra, 2 në ministrinë e Integrimit, 3 në ministrinë e Bujqësisë, 3 në ministrinë e Mbrojtjes, 2 në ministrinë e Drejtësisë, 2 në ministrinë e Financave, 3 në ministrinë e Ekonomisë, 3 në ministrinë e Transporteve, 2 në ministrinë e Punës, 2 në ministrinë e Arsimit, 3 në ministrinë e Kulturës, 2 në ministrinë e Shëndetësisë, 3 në ministrinë e Mjedisit, 2 në ministrinë e Bujqësisë dhe 1 zv/ministër i Shtetit", bëri me dijeni Braçe.

Duke shtuar më pas se kjo është "një çetë" që kushton shumë, por që e paguajnë qytetarët shqiptarë me qindarkat e tyre të krizës, me 140 mln lekë në muaj dhe 1.6 miliard në vit (rroga, sigurime, dieta, ndihmës, këshilltare, makinë, telefon) për këta 35 vetë.

"Shqiptarët paguajnë sot, 2.3 euro çdo minutë vetëm për 35 zv/ministrat, plus të tjera euro që paguajnë për 16 ministrat që kanë e që nuk shërbejnë", denoncoi më tej Braçe.

Dhe sipas tij, kjo ndodh pikërisht në kushtet e një krize ekonomike që çdo orë zgjerohet duke përfshire në çdo orë një familje.

"Kjo është fatura që shqiptarët paguajnë për marrëveshjen me përqindje të Saliut me Ilirin, me Fatmirin, me Spiron, me Ekremin, me Arjanin, me Neritanin, me Lufterin, madje edhe me Adriatikun", tha deputeti socialist, duke cituar një nga një aleatët e Partisë Demokratike, të pranishëm në qeverinë e re.

n.e/NOA

KOMENTE