English

Iran, përgatitet varja edhe për 9 persona të tjerë opozitarë

Teheran, 2 shkurt, NOA - Pasi dy protestues të opozitës iraniane u varën javën e kaluar, autoritetet e këtij vendi kanë bërë me dijeni se do të varen edhe nëntë persona të tjerë, të cilët janë marrë si të pandehur për praninë e tyre në manifestimet e opozitës. Sipas këtyre autoriteteve, të gjithë të dënuarit në fjalë kanë lidhje me lëvizjet anti-revolucionare të ndërmarra kundër qeverisë dhe kanë marrë pjesë në protestën për rrëzimin e regjimit aktual në Iran.

Vetëm pak ditë më parë, në këtë vend u varën Mohamed Reza Ali Zamani dhe Arash Rahmanpur, te cilët u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një grup të opozitës.

Nga mediat e huaja citohet të jetë prononcuar vetë zv/kreu i gjykatës iraniane, Raisin, sipas të cilit këta persona kishin lidhje me grupet që planifikonin përmbysjen e regjimit islamik, prandaj së shpejti do të ekzekutohen.

n.e/NOA

KOMENTE