English

Milan, Mancini: këtu është një atmosferë tjetër

Milano, 2 Shkurt NOA - Ditën e sotme në ambientet e klubit të Milanit është bërë prezantimi zyrtar i futbollistit brazilian Amantino Mancini. Ai do të veshë bluzën me numër 30 dhe ndihet tepër krenar dhe i gatshëm për këtë aventurë të re.

"Këtu është një atmosferë komplet ndryshe nga ku isha", - kanë qenë fjalët e para të brazilianit.

"Tek Inter kam çuar gjashtë muaj dëm, të karrierës sime" , - shtoi Mancini ku sipas tij ai ishte i gatshëm të largohej gjatë merkatos së verës por Mourinjo këmbënguli që të qëndronte pasi kishte shpresa tek ai lojtar, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi tekniku zikaltër sërish nuk e aktivizonte brazilianin në formacionin e parë.

Tepër optimist për këtë ndryshim ai është shprehur se tek Milan loja e tij do të përshtatet më shumë pasi sipas tij ekipi kuq e zi bën një lojë mjaft të favorshme për stilin e tij të lojës.

"Milan është një ekip tepër i fortë por ndryshe nga Interi që është më tepër ekip fizik, Milani konsiston më shumë në lojën teknike", - përfundoi braziliani në fjalët e tij të para si lojtar i Milanit.

r.b/NOA

KOMENTE