English

Shërbimi i urgjencave, Japonia jep 5 mln euro për 14 rrethe

Tiranë, 2 shkurt, NOA Nga Blerina Ahmetaj - Qeveria japoneze i ka akorduar shëndetësisë shqiptare një grant prej 5 milionë euro në drejtim të shërbimit të urgjencave. Ky fond do të shkojë për 14 qendrat e urgjencave në rrehtet Lezhë, Kukës, Durrës Lushnjë, Dibër, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Korçë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili theksoi se ky projekt do të rrisë cilësinë e shërbimit në urgjenca.

"Marrëveshja përputhet plotësisht me strategjinë e sistemit shëndetësor dhe atë të urgjencës në veçanti dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit të urgjencës për popullatën. Nga ky projekt përiftojnë 14 qendra urgjence në spitalet rajonale të vendit si dhe qendrat e urgjencës në shërbimin pediatric në qsut dhe urgjencën e Tiranës", tha Vasili.

Ky grant i qeverisë japoneze është i treti që i akordohet shëndetësisë shqiptare.

Në 14 qendrat e urgjencës do të instalohen 47 tipa aparaturash të reja ku përfshihen autoambulanca me pajisje të avancuara për shpëtimin e jetës, sete diagnostikimi deri dhe dy skanera si dhe pajisje që nevojiten për dhënien e ndihmës së shpejtë.

KOMENTE