Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tryeza e G99: Regjistrimi me fe dhe etni, nuk i shërben të vërtetës
English

Tryeza e G99: Regjistrimi me fe dhe etni, nuk i shërben të vërtetës

Tiranë, 2 shkurt, NOA Update - Regjistrimi i popullatës shqiptare në bazë feje dhe përkatësie etnike, nuk i shërben të vërtetës. Në këtë përfundim kanë arritur drejtuesit e G99 dhe analistë të ndryshëm gjatë diskutimit të tyre në një tryezë të organizuar posaçërisht mbi këtë projekt të ri të qeverisë. Në fjalën e hapjes së kësaj tryeze, drejtuesi i G99, Erion Veliaj tha se përveç oponencës së gjerë që regjistrimi me baza etnike dhe fetare ka hasur, ka gjithashtu shumë pikëpyetje mbi INSTAT dhe aftësinë e tij për të realizuar këtë regjistrim objektivisht pas deklaratave kundërshtuese që ky institucion ka bërë në një kohë të shkurtër mbi rritjen ekonomike në Shqipëri.

"Përderisa regjistri themeltar kombëtar i ka këto të dhëna nuk është e nevojshme të dublohet ky informacion", tha ai.

Ndërsa ish-presidenti Meidani foli për elementet subjektive që shfaqen ndërsa flitet për përkatësi fetare e etnike me anë vetëdeklarimi. Sipas tij vetëdeklarimi nuk i shërben të vërtetës, pasi përgjigjet e pyetësorit duhet të jenë objektive e të provuara.

Pyetësori aktual sipas Meidanit lë mënjanë disa parime të rëndësishme si homogjenizimi i popullsisë. Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi tha se ligji për regjistrimin kundërshton frymën e kushtetutës shqiptare, e cila është kundër diskriminimit dhe ndarjes së popullsisë me baza etnike e fetare.

Xhufi tha gjithashtu që kjo ndërmarrje e nisur në mënyrë të papërgjegjshme nga qeveria shqiptare rrezikon të kompromentojë marrëdhëniet me fqinjët siç ka ndodhur me nisma të tjera të dështuara të qeverisë Berisha. Nga ana e saj, Milva Ekonomi tha se regjistrimi i popullsisë është një proces i vështirë, i kushtueshëm dhe të dhënat që pritet të prodhohen nga ai rrezikojnë të jenë të papërdorshme nëse pyetjet nuk marrin përgjigje cilësore.

"Procesi i regjistrimit është mjet tepër i rëndësishëm për Shqipërinë për të lejuar në të elemente subjektive siç është vetëdeklarimi", u shpreh ajo.

n.e/NOA

KOMENTE