Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën kopshtin e fëmijëve në Laç, vihen në pranga tre persona
English

Vodhën kopshtin e fëmijëve në Laç, vihen në pranga tre persona

Laç, 2 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Laçit kanë mundur të vënë në pranga tre persona të cilët dyshohet se kanë vjedhur me thyerje në bashkëpunim me njëri-tjetrin kopshtin nr.2 të fëmijëve të këtij qyteti. Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA bën me dijeni se të ndaluarit kanë konkretisht personat me iniciale M.B, 16-vjeç, banues në Laç; S.M, 17-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në fshatin Gorre të Kurbinit; P.Gj, 15 vjeç, banues në qytetin e Laçit.

Sikundër është bërë edhe shpallja në kërkim e M.P, i cili ka qenë bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale, ku rezultoi se dera e jashtme e këtij kopshti ishte hapur me forcë, ndërsa materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 e 25 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE