English

Nënshkruhet marrëveshja për menaxhimin e ujërave të Prespës

Tiranë, 3 Shkurt NOA - Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, së bashku me homologët e tij të rajonit, Ministren Greke, Konstantina Birbili, ministrin Maqedonas, Nexhati Jakupi dhe Komisionerit Evropian z. Stavros Dimas nënshkruan marrëveshjen mbi menaxhimin e ujërave të Prespës, për ta kthyer atë në një park ndërkufitar.

Mediu e quajti firmosjen e kësaj marrëveshje një detyrim të përbashkët dhe rëndësinë e madhe të bashkëpunimit, si një përgjegjësi për zhvillimin e parkut ndërkombëtar të Prespës.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Komisioneri i BE për çështjet e mjedisit, i cili dha mbështetjen maksimale që kjo marrëveshje të marrë frytet e saj sa më shpejt.

"Nisma e 3 vendeve për hartimin e këtij dokumenti dhe vullneti i mirë i tre kryeministrave në takimin e mëparshëm, gjithashtu dhe implikimi në BE i Maqedonisë dhe Shqipërisë, i jep kësaj marrëveshjeje një hapësirë evropiane, që rezultatet mos të jenë më të kufizuara. Kjo është në të njëjtën frymë me BE për mbrojtjen e mjedisit, faunës dhe florës", - u shpreh komisioneri i BE.

Ai sqaroi se objektivat kryesorë për t'u realizuar, janë: Ruajtja e ekosistemit të Prespës dhe veçanërisht fakti që është parashikuar edhe pjesëmarrja e palëve të ndryshme, shoqëritë civile, pushteti qendror, pushteti lokal. Mundësitë afatgjata për përmirësimin e kushteve të ujërave të Prespës. Rëndësia e ruajtjes së bimëve e kafshëve të këtij parku e shumë të tjera të ndjekura nga vullneti i mirë i të tëra palëve",

Parku i Prespës është e para zonë e mbrojtur në Evropën juglindore.

Marrëveshja e nënshkruar nga 3 ministrat e rajonit dhe Komisionerit Evropian, ka si qëllim mbrojtje dhe zhvillimin e Ekosistemit në parkun e Prespës, si bazë për mbështetjen dhe zhvillimin e kësaj zone, duke iu nënshtruar të gjitha parametrave të bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në 10 vjetorin e krijimit të parkut të Prespës dhe ne ditën ndërkombëtare të Ligatinave.

e.n/NOA

KOMENTE