Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
We are the world , kënga e 25 viteve më parë, tani për Haitin
English

"We are the world", kënga e 25 viteve më parë, tani për Haitin

Porto Prince, 3 shkurt, NOA - "We are the world", kënga e njohur në të gjithë botën e krijuar 25 vjet më nga Michael Jackson dhe Lionel Richie e regjistruar nga grupi i këngëtarëve të SHBA për Afrikën, këtë herë do të bëhet për Haitin. Kënga do të ketë në mesin e saj këngëtarë me emër si Barbra Streisand, Natalie Cole, Celine Dion, Tony Bennett, Kanye West, Miley Cyrus, Carlos Santana, Brian Wilson, Jennifer Hudson dhe Al Jardine e Beach Boys.

Ndërsa do mungojnë të tjerë këngëtarë të versionit origjinal si Bruce Springsteen, Tina Turner, Cyndi Lauper, Ray Charles, Bob Dylan dhe Paul Simon. Këta do zëvendësohen nga këngëtarë të muzikës rap apo hip-pop si Snoop Dogg, Lil Wayne, Drake, LL Cool J dhe Black Eyed Peas.

Plani fillestar i këngës që alarmoi botën për tragjedinë e urisë në Afrikë, këtë herë ka si objektiv për të ndihmuar popullin haitian goditur nga tërmeti i 12 janarit. Në vitin 1985, kënga "We are thë World", arriti të shesë në SHBA 7.5 milion kopje dhe të mbledhë 50 milionë dollarë për Etiopinë.

n.e/NOA

KOMENTE