English

Arrestohet rrëmbyesi i aeroplanit Tiranë-Stamboll

Berlin, 4 Shkurt NOA Update - Policia gjermane ka arrestuar shtetasin turk, Hakan Ekinçi, gjatë një kontrolli në një nga trenat e linjës Kopenhagë-Hamburg. Autoritetet në Shqipëri kanë lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për Ekinçi, për rrëmbimin e një aeroplani të linjës Turkish Airlines në vitin 2006.

Ekinçi e detyroi aeroplanin e linjës Tiranë-Stamboll të ndalonte në Brindizi, në shenjë proteste ndaj refuzimit të kërkesës për strehim nga autoritetet shqiptare.

Pamjet që ju shihni në foto, janë marrë nga video e regjistruar në aeroportin e Rinasit, të cilat tregojnë kontrollin e ushtruar ndaj turkut, Hakan Ekinçi, i cili ka rrembyer avionin e Turkish Airlines.

KOMENTE