English

Gjermani: Arrestohet kreu i lëvizjes neo-naziste serbe

Berlin, 4 Shkurt NOA - Policia gjermane ka arrestuar Goran Davidoviçin, udhëheqësin e lëvizjes neo-naziste në Serbi. Davidoviç, u arrestua pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të Ministrisë së Brendshme serbe. Davidoviç u arratis nga Serbia në vitin 2008, pas konfirmimit nga Gjykata e Lartë të dënimit me burg, informon radio Dojçe Vele.

Mësohet se Davidoviç është dënuar për përhapjen e urrejtjes fetare, raciale e kombëtare.

KOMENTE