Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca e masakrës së Devollit, autori tregon detajet e arratisjes
English

Seanca e masakrës së Devollit, autori tregon detajet e arratisjes

Korçë, 4 shkurt, NOA - Autori i masakrës së Devollit, ku mbetën të vrarë tre vëllezërit Mulliri, është njohur në seancën e parë gjyqësore ndaj tij me masën e sigurisë. Gjykata e Korçës i ka komunikuar atij masën e arrestit "Burg pa afat" për krimin e rëndë që kreu pak ditë më parë në fshatin Vidohovë të Devollit. Vetë i pandehuri Besim Karaj e ka pranuar krimin që ka kryer para trupit gjykues, duke treguar më pas detaje të arratisjes së tij.

Kështu, Karaj ka treguar sesi është drejtuar drejt Thumanës, pas shinave të trenit që kalonte nga Korça.

Ndërkaq, seanca të tjera janë në përgatitje e sipër për ngjarjen e rëndë të Devollit, ndërsa trupi gjykues, përveç të dhënave të grupit hetimor, është duke marrë në konsideratë edhe të gjitha dëshmitë gjatë procesit.

n.e/NOA

KOMENTE