Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushtetuesja, tjetër shuplakë Berishës
English

Kushtetuesja, tjetër shuplakë "Berishës"

Tiranë, 5 Shkurt NOA/ Foto Update - Eglantina Lushaj - Pas marrëveshjes për kufijtë detarë dhe ligjit të dosjeve, Gjykata Kushtetuese brenda pak ditësh ka rrëzuar sot për të tretën herë vendimet e qeverisë "Berisha".

Bëhet fjalë për ligjin e Auditimit Ligjor që njihet si i Kontabilistëve, të cilin institucioni më i lartë i drejtësisë e ka quajtur si të papajtueshëm me kushtetutën.

Konkretisht neni 58 i ligjit parashikon, që një strukturë shtetërore mund të ndëshkojë me gjobë deri në 2 vjet burg, ata kontabilist të cilët verifikohet se kanë abuzuar me detyrën, në hartimin e bilanceve financiare.

Në këtë mënyrë shkon në 18 numri i vendimeve që Gjykata Kushtetuese i rrëzon kabinetit Berisha.

Edlira Abazi, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese duke folur me agjencinë NOA, thotë se neni 58 i cili parashikon rastet ndëshkimore, tejkalonte Kodin e Procedurës Penale.

Sipas argumentimit të Gjykatës Kushtetuese, ky kod nuk e konsideron vepër penale aktivitetin e kontabilistëve, ndaj nuk është ligjore që në rast se evidentohen shkelje në detyrën e tyre ata të dënohen.

Pak kohë më parë Ministria e Financave ndërmori nismën për të ngritur një strukturë, e cila do të trajnonte dhe kontrollonte rreth 300 kontabilistë të cilët operojnë në vend. Ekspertët kontabël janë ata ekonomistë të cilët hartojnë pasqyrat financiare ose bilancet e kompanive.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se abuzimi i tyre me detyrën nuk mund të quhet vepër penale, por mund të kërkohet heqja e licencës.

Neni i kundërshtuar duhet të ndryshojë brenda 6 muajsh nga qeveria, në të kundërt ai vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e tij me selektivitet.

r.l/l.n/NOA

KOMENTE