English

Lohan: Vullnet politik se duhet shumicë e cilësuar për vendimet

Tiranë, 5 shkurt, NOA - Partitë politike në Shqipëri duhet të tregojnë vullnet politik për të kaluar problemet aktuale që paraqet vendi. Ky është apeli i radhës që ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, ka hedhur ndaj forcave politike, duke këmbëngulur në zgjidhjen sa më parë të krizës aktuale në vend. Duke folur në ceremoninë e përurimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Lohan tha se është fakt shumë prej ligjeve kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament, prandaj ky i fundit paraqet nevojën e zhbllokimit të tij, duke nënkuptuar me këtë futjen sa më parë të opozitës brenda tij.

"Edhe tejkalimi i problemeve të gjyqësorit paraqet shumë rëndësi", tha ai, duke shtuar me këtë rast se edhe funksionimi i gjyqësorit paraqet një nga kushtet e rëndësishme të aderimit të Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE