English

Ministrat e NATO-s diskutojnë sot për trupat KFOR

Stamboll, 5 shkurt, NOA - Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të diskutojnë sot në një takim të posaçëm që po mbahet në Stamboll të Turqisë mbi çështjen e Kosovës. Kjo pasi kanë diskutuar dje për misionin e trupave të tyre në Afganistan, konkretisht për rritjen e kapaciteteve të Aleancës për aftësimin e forcave afgane të sigurisë.

Ndërkaq, pritet që sot të diskutohet edhe për Kosovën, duke pasur parasysh vendimin e 1 shkurtit për reduktimin e trupave të KFOR-it në këtë vend.

Pritet që në takim të konfirmohet se ky numër mund të reduktohet në 5700 trupa, deri në fund të vitit 2010, nëse situata në Kosovë mbetet e qetë.

I pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i cili pas takimit, do të udhëtojë për në Mynih të Gjermanisë, ku më datë 6 dhe 7 shkurt do të zhvillohet Konferenca e Sigurisë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të politikës evropiane dhe më gjerë.

n.e/NOA

KOMENTE