English

Shkup: Parlamenti dënon genocidin në Srebrenicë

Shkup, 5 Shkurt NOA - Shkupi zyrtar e ka dënuar genocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe në Bosnjë Hercegovinë, kanë vrarë 8 mijë burra e djem myslimanë në korrik të vitit 1995, në mizorinë më të madhe në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Parlamenti i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë e ka miratuar deklaratën, me të cilën 11 korriku shpallet Ditë e përkujtimit për gjenocidin në Srebrencië.

Kjo deklaratë u miratua pas deklaratës së ngjashme të Parlamentit Evropian në janar të vitit 2009, e cila e ka shpallur Ditën e përkujtimit dhe ka ftuar vendet evropiane ta mbështesin këtë deklaratë. Dokumenti në Parlamentin e Maqedonisë u mbështet nga 70 deputetë, ndërsa vetëm një deputet i Partisë së Serbëve në Maqedoni votoi kundër, raporton AFP.

KOMENTE