English

Venus Williams: "Jam e dhënë me të vërtetë pas sportit"

Majemi, 6 shkurt, NOA - Kampionia e tenisit dhe së fundmi bashkëpronare e skuadrës së futbollit Miami Dolphins Venus Willians ka shprehur së është bërë tifoze e futbollit pasi ajo dhe motra e saj Serena u bënë investitore në këtë skuadër.

"Dashuria ime për futbollin është rritur vërtet. Unë jam e dhënë me të vërtetë pas sportit," tha Williams. "Unë mendoj se lojtarët e futbollit janë atletët e fundit. Unë mendoj se lojtarët e tenisit janë shumë, por ne nuk jemi duke rrezikuar jetën tonë atje."

Ndërsa e motra Serena e cila sapo ka fituar kampionatin e Australian Open tha: "do të donim të ndryshojë futbolli si dhe të shohim më shumë festime e vallëzime në zonën e fundit pas Touchdowns", gjithashtu ajo zgjodhi dhe të preferuarin e saj për Super Bowl - Indianapolis Colts.

f.sh/noa

KOMENTE