English

Bundesligë, sfida është Bayern - Bayer

Gjermani, 7 Shkurt NOA - Në Bundesligën gjermane konfirmohet dhe bëhet gjithnjë e më e bukur sfida Bayern - Bayer. Këtë radhë ekipi i Van Gaal ka fituar me kampionët në fuqi të Wolfsburg me rezultatin 3 me 1 ku me këtë trepikësh ata kanë arritur në krye të klasifikimit gjerman Bajer Leverkusen, e cila u ndal me barazimin 1 me 1 me ekipin e Bochum.

Bajern Mynih fitoi këtë ndeshje mjaft të vështirë falë golave të shënuar nga Roben, Van Buyten dhe Ribery ndërsa goli i vetëm për Wolfsburg u shtuna nga Grafite.

Në ndeshjen tjetër asaj midis Leverkusenit dhe Bochum golat u shënuan nga Derdiyok, dhe Dedic.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera Schalke 04, u ndal në barazimin 0-0 me Freiburgun kurse sfida midis Colonia dhe Hamburg dhuroi mjaft gola ku u mbyll me rezultatin 3 me 3.

Një fitore e rëndësishme erdhi për Hofenhaim në garën për Champions League ku arriti të merrtë një trepikësh në fitoren 2 me 1 kundrejt Hanoverit.

r.b/NOA

KOMENTE