English

Arsenal, superofertë për të mbajtur Fabregas

Londër, Angli, 8 Shkurt NOA - Ekipi i Arsenal duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori i saj Cesc Fabregas duke paguar çdo çmim për të.

Janë të shumta ekipet në ndjekje të tij ku mbi të gjitha Barcelona e cila ka gati ofertën e saj dhe kërkon ta sjellë lojtarin në radhët e ekipit të saj.

Arsenal po kërkon ta shmangë një gjë të tillë dhe për këtë duket se po përgatit një shumë prej 33 milionësh për pesë sezone me të cilën kërkon të mbajë Fabregas në radhët e ekipit të saj.

Kështu lojtari do të marrë një shumë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe në këtë mënyrë, ai do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit të Arsenalit.

r.b/NOA

KOMENTE