English

Iu gjet automatik pa leje dhe 100 fishekë në shtëpi, arrestohet

Elbasan, 8 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 50-vjeçarin Refit Muça, lindur dhe banues në fshatin Shtëpanjë të këtij rrethi, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes". Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se arrestimi i tij u bë pasi nga disa informacione të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë automotik mod-56 si dhe 1000 copë fishekë mod-56, të cilat i mbante pa leje në banesë.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe të municionit", e cila parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE