English

Meta para homologut Milloshoski: Të intensifikohen projektet e Korridorit VIII

Tiranë, 8 shkurt, NOA Update - Paraqitet me një rëndësi mjaft të madhe fakti që Shqipëria dhe Maqedonia, në bashkëpunim me Bullgarinë dhe Italinë, të intesifikojnë të gjitha projektet e përbashkëta që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.

Një deklaratë e tillë është bërë nga ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp me homologun e tij maqedonas, Antonio Milloshoski, i cili gjendet për një vizitë në Tiranë.

Këtë projekt, Meta e ka renditur në listën e gjatë të projekteve të bashkëpunimit që ekzistojnë mes dy vendeve tona si ato në fushën e arsimit, energjisë, shëndetësisë, transporteve etj.

"E përshëndeta Milloshoskin për masën e arritur ndaj qytetarëve të Maqedonisë për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që edhe ne ta fitojmë atë brenda këtij viti", tha më tej Meta para Milloshoskit.

Sipas tij, Shqipëria zyrtare mbështet fuqimisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, me shpresojmë që të kapërcehet çdo formalitet që ka mbetur për anëtarësimin e këtij vendi.

"Por pavarësisht ne vlerësojmë faktin që ky vend është shumë i angazhuar në të gjitha misionet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes në botë", tha më pas Meta lidhur me një fakt të tillë.

Sipas Metës, ne jemi të interesuar për vazhdimin e reformave në Maqedoni dhe pala shqiptare mendon se është i nevojshëm zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

"Maqedonia ka luajtur një rol shumë stabilizues për rajonin tonë dhe në këtë kuadër Shqipëria përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Kosovën dhe vendosjen e marrdhënieve diplomatike mes tyre", tha më pas ai.

n.e/NOA

KOMENTE