English

Shpërthejnë dy bombola gazi, nuk ka të lënduar

Laç, 8 shkurt, NOA - Në një banesë të Laëit, pasditen e sotme kanë shpërthyer dy bombola gazi, por për fat të mirë nuk ka patur asnjë të plagosur. Lajmi konfirmohet nga korrespondenti, i cili ka qenë në vendngjarje, nga ku raporton edhe se të dyja bombolat më fjalë kanë shpërthyer në harkun kohor të 60 minutave në dy banesa të ndryshme të këtij qyteti. Konkretisht, bëhet me dije se bombola e parë ka shpërthyer në banesën e Ndue Rica dhe si pasojë e zjarrit është djegur krejtësisht shtëpia.

Ndërsa, bombola e dytë ka shpërthyer pranë banesës së Gjon Çokut, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në banesë, por vetëm disa dëmtime të vogla në pallat.

n.e/NOA

KOMENTE