English

Mjeku i Majkëll Xheksonit rrëzon akuzat në gjykatë

Los Anxhelos, 9 shkurt, NOA - Conrad Murray, mjeku i yllit të popit Michael Jackson, u paraqitet në gjykatën e Los Anxhelos në një seancë paraprake për akuzën penale lidhur me vdekjen e këngëtarit shtatë muaj më parë. Ai ka mbërritur në seancë, ndërsa bëhet me dijeni se pala e Xheksonit thërriste "vrasës" ndaj tij. Sipas avokatëve mbrojtës, Murray akuzohet për vdekjen e këngëtarit, shkaktuar nga një mbidozë ilaçesh.

Por ish-mjeku i yllit muzikor të ndjerë, Majkëll Xhekson, i ka kundërshtuar akuzat për vrasje të qëllimshme lidhur me vdekjen e këngëtarit. Xhekson vdiq në shtëpinë e tij, më 25 qershor të vitit të kaluar, në moshën 50-vjeçare dhe nëse shpallet fajtor, mjeku mund të ballafaqohet me katër vjet burg.

n.e/NOA

KOMENTE