English

Parlamenti Evropian zgjedh sot anëtarët e Komisionit Evropian

Strasburg, 9 shkurt, NOA - Parlamenti Evropian do të vendosë për anëtarët e rinj të Komisionit Evropian, të cilët janë propozuar nga presidenti i KE-së, Hoze Manuel Barroso. Kandidatët për komisionerë evropianë u paraqitën para europarlamentarëve gjatë muajit të kaluar. Ata iu janë përgjigjur paskëtaj edhe pyetjeve të bëra si edhe paraqitën programet dhe mënyrat e realizimit të tyre.

Ndërkaq, Barroso mban sërish postin e kreut të Komisionit Evropian, pas rizgjedhjes së tij për herë të dytë me mandat 4-vjeçar.

n.e/NOA

KOMENTE