Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Kamzës, flet i dyshuari: Më ngacmonte motrën
English

Vrasja e Kamzës, flet i dyshuari: Më ngacmonte motrën

Tiranë, 9 Shkurt NOA - I dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit Albert Ndrecaj sot pasdite në qendër të qytezës së Kamzës, pranoi krimin pasi u arrestua nga policia duke deklaruar se viktima i ngacmonte motrën.

Burime policore që po hetojnë ngjarjen e sotme, i thanë agjencisë NOA se 18 vjeçari Bukurosh Muceku, i cili u arrestua sonte nën akuzën e vrasjes me thikë të 22-vjeçarit Albert Ndrecaj, ka debatuar me viktimën e tij për motive të dobëta.

I dyshuari pretendonte se Alberti ngacmonte motrën e Bukuroshit dhe kjo ishte konsideruar nga 18-vjeçari si e papranueshme ndaj sot në një lokal pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës të dy janë përballur dhe ka nisur një debat i nxehtë.

Në një moment, adoleshenti i është sulur 22-vjeçarit duke i ngulur thikën dhe e plagosur rëndë atë.

I riu megjithëse u dërgua shpejt në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të organeve jetësore, i thanë mjekët agjencisë NOA.

Policia mundi të kryejë arrestimin e të dyshuarit vetëm pak pas vrasjes dhe tani pritet të vazhdojë hetimi i plotë për krimin e rëndë.

e.r/NOA

KOMENTE