Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorja britanike: Qeveria të përmirësojë klimën e biznesit
English

Ambasadorja britanike: Qeveria të përmirësojë klimën e biznesit

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mciluhan, i sugjeron qeverisë të përmirësojë klimën e biznesit, kryesisht në sektorët problematikë.

Sipas saj, në këtë vit të vështirë ekonomik për të gjithë globin, Shqipërisë i duhet të vijojë reformat që të tërheqë më shumë investitorë të huaj.

"Ne shpresojmë që qeveria do të vijojë me reformat, në ato sektorë problematikë të cilët ne i dimë që ekzistojnë. Është e rëndësishme që qeveria të përqendrohet në përmirësimin e kuadrit ligjor, si në tendera apo në fushën e liçensimeve për zbatueshmërinë e kontratave.

Në këtë mënyrë investitorët do të jenë më të motivuar për të investuar", - u shpreh Mciluhan. Gjatë një takimi me biznese të Dhomës Britanike të Tregtisë, ambasadorja tha se qëllimi i qeverisë së saj është të mbështesë Shqipërinë në anëtarësimin e Bashkimit Europian.

Por sipas saj ky proces nuk kërkon vetëm plotësimin e kritereve politike, por edhe ato ekonomike.

r.l/n.e/NOA

KOMENTE