Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti i keq në SHBA anulon fluturimet, mbyllen dhe shkollat
English

Moti i keq në SHBA anulon fluturimet, mbyllen dhe shkollat

Uashington, 10 shkurt, NOA - Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është goditur edhe nga stuhia e dytë e madhe e borës këtë javë, e cila ka shkaktuar mbylljen e pjesës më të madhe të zyrave federale në Uashington. Sipas të dhënave të raportuara nga mediat amerikane, në Uashington sot niveli i borës ishte 25 centimetra, pas dëborës së madhe, që gjatë fundjavës arriti edhe në tri metra.

Ndërkaq, mot i keq po mbretëron edhe në Nju Jork, ku qindra fluturime janë anuluar. Si rrallë ndonjëherë ky qytet e ka shpallur të mërkurën ditë bore për shkollat e tij publike.

Ndërkaq, dhoma e Përfaqësuesve ka anuluar të gjitha votimet deri më 22 shkurt, kur anëtarët e saj të jenë kthyer nga pushimi dimëror prej një jave.

n.e/NOA

KOMENTE