Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS i përgjigjet Topallit: Mandatet e deputetëve nuk preken
English

PS i përgjigjet Topallit: Mandatet e deputetëve nuk preken

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Partia Socialiste ka kërkuar nga mazhoranca që të mos bëjë diversione para negociatave që janë planifikuar nga Presidenti Topi. Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni u shpreh se mandatet e deputeteve socialistë nuk mund të preken. Gjermeni ju përgjigj qëndrimit të kryetares së Kuvendit, e cila u shpreh se bojkotit të PS-së po i vjen fundi.

"Spikerja e Kuvendit ta lërë diversionin e saj bajat të paktën në prag të tryezës së presidentit. Mandatet e Partisë Socialiste janë mandate të popullit opozitar, as Jozefina e as Saliu nuk i prekin dhe as i djegin apo përvetësojnë dot përmes diversionit ndaj PS", u shpreh deputetja e PS-së, Gjermeni.

Përfaqësuesja e PS-së ka theksuar dhe një herë qëndrimin e selisë rozë për vazhdimin e bojkotit. "Bojkoti vazhdon dhe nuk do të ndalet për aq kohë sa nuk do të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Vetëm transparenca e rikthen PS në kuvend ndërsa kutitë e mbyllura do të rinxjerrin popullin në rrugë. Të hapen kutitë për t'i dhënë fund bojkotit", u shpreh Gjermeni.

xh.q/NOA

KOMENTE