Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Krimet e së kaluarës nuk mbulojnë mëkatet e së tashmes
English

PS: Krimet e së kaluarës nuk mbulojnë mëkatet e së tashmes

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Identifikimi i viktimave të gjetura në malin e Dajtit dhe organizimi i një ceremonie në kujtim të tyre është kërkuar sot nga Partia Socialiste. Deputetja Olda Xhaçka i kërkoi në emër të PS-së, kryeministrit dhe qeverisë identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

"Partia Socialiste i kërkon publikisht Sali Berishës të mundësojë, përmes strukturave të specializuara të shtetit, jo vetëm identifikimin e menjëhershëm të eshtrave të gjetura, por edhe zhvillimin e një ceremoniali të denjë në kujtim të viktimave dhe në nderim të familjarëve të tyre.", u shpreh ajo.

Deputetja e PS-së ka theksuar se me viktimat e komunizmit nuk mund të bëhet politik duke larguar vëmendjen nga problemet aktuale. "Krimet e të kaluarës duhen zbardhur. Ato duhen dënuar. Por në asnjë mënyrë krimet e të kaluarës nuk mund të përdoren për të mbuluar mëkatet e së tashmes", tha Xhaçka.

Ajo u shpreh se Partia Socialiste fajëson Sali Berishën, "si njeriun që për 20 vjet me radhë ka keqpërdorur kauzën e të përndjekurve politikë, duke e sjellë në vëmendjen publike sa herë i është nevojitur, por pa ofruar kurrë një zgjidhje".

xh.q/NOA

KOMENTE