English

Arsenal lë të lirë Gallas, Milan hidhet në sulm

Angli, 11 Shkurt NOA - Me sa duket Arsenal nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me lojtarin e saj dhe kapitenin e skuadrës, William Gallas dhe për këtë arsye lojtari tashmë 32 vjeçar do të jetë i lirë në merkaton e ardhshme.

Kjo gjë ka ardhur si rrjedhojë e vetë ekipit të Arsenal i cili ka një plan në të cilin nuk përfshihen rinovimet e kontratave me afate kohore të gjata me lojtarët të cilët i kanë kaluar të tridhjetat.

Menjëherë në sulm për të është hedhur ekipi kuq e zi i Milanit i cili mund ta marrë lojtarin në merkaton e ardhshme me parametër zero. Kjo gjë nuk do të jetë tepër e lehtë për Milanin pasi në drejtim të Gallas ofertat nuk mungojnë dhe revista franceze "France Football" ka deklaruar se mjaft e interesuar për lojtarin është dhe ekipi Paris Saint Germain të cilët do të bëjnë të pamundurën për të marë Gallas në skuadër.

r.b/NOA

KOMENTE