Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dobjani: Nuk i kam bërë rekomandime qeverisë për të zhdukurit gjatë diktaturës
English

Dobjani: Nuk i kam bërë rekomandime qeverisë për të zhdukurit gjatë diktaturës

Tiranë,11 shkurt, NOA- Avokati i Popullit, Ermir Dobjani u shpreh sot se nuk i ka dërguar qeverisë, apo kryeministri Sali Berisha rekomandime për miratimin e bazës ligjore për kërkimin e të zhdukurve gjatë kohës së komunizmit. Në një reagim publik, institucioni i Avokatit të Popullit sqaron se shkrimet e botuara gjatë ditës së sotme në media nuk janë të vërteta.

"Institucioni i Avokatit të Popullit nuk i ka dërguar Kryeministrit asnjë lloj rekomandimi zyrtar me propozime për çështjet që kanë të bëjnë me eshtrat e personave të pushkatuar nga regjimi komunist. Në fakt më datën 17 dhjetor 2009 Avokati i Popullit ka udhëzuar Komisionerin Skënder Haluca që propozimet e tij t'i formulonte në formën e një projekt ligji për t'ja dërguar Qeverisë, gjë të cilën ai nuk e ka kryer deri tani", thuhet në sqarimin e Avokatit të Popullit.

xh/NOA

KOMENTE