Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia e Grekëve të Shqipërisë, drejt zyrtarizimit të saj
English

Partia e Grekëve të Shqipërisë, drejt zyrtarizimit të saj

Tiranë, 11 shkurt, NOA - Partia e re e Grekëve të Shqipërisë po shkon drejt zyrtarizimit të saj dhe kjo u bë e ditur në një takim të zhvilluar para disa ditësh në Sarandë, ku iu dha dora e fundit programit dhe statutit të saj. Bëhet me dijeni se nismëtarë të Partisë së Grekëve janë shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s, të deklaruar para disa muajve. Ata kishin kërkuar me ngulm thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës me qellim reformimin e plotë të saj me atribute të një partie politike, pasi sipas tyre bashkëpunimi me PBDNJ-në e drejtuar nga Vangjel Dule, nuk ka më të ardhme derisa u shndërrua në artific të PS-së së Edi Ramës.

"Pra, bëhet fjalë për vazhdimësinë e OMONIA-s me atribute të pastra politike dhe elektorale", thuhet në deklaratën e lëshuar nga nismëtarët e partisë së re.

Ndërkaq, thuhet se lëvizjes për krijimin e partisë së Grekëve, përveç shumicës së anëtarëve të Këshillit të Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s, i janë bashkuar ish-kryetarët e organizatës Zarballa, Qirjazati dhe Llabovitiadhi, ish-deputetë dhe deputetë si Thoma Miço, Ziso Lluci, Kristo Goci, Ligoraq Karamelo etj.

Burime të rezervuara theksojnë më tej se organizimi dhe veprimi statutor i saj parashikohet të ndjekë modelin gjithëpërfshirës të prezantuar vitet e fundit, si risi nga PASOK dhe Demokracia e Re në Greqi, i cili parashikon votimin e drejtpërdrejtë, jo vetëm të anëtarësisë, por edhe të miqve dhe të dashamirësve të partisë.

n.e/NOA

KOMENTE