Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ligji i ri i SHISH, kusht i ri për të hequr dorë nga bojkoti
English

PS: Ligji i ri i SHISH, kusht i ri për të hequr dorë nga bojkoti

Tiranë,11 shkurt, NOA- Pas hapjes së kutive, Partia Socialiste është drejt vendosjes së një kushti tjetër për të hyrë në Parlament. Nëse qeveria nuk tërhiqet nga projektligji i ri për Shërbimin Informativ Shtetëror, deputetët e PS-së nuk do të hyjnë në Kuvend. Deputeti socialist, Eduard Shalësi tha se miratimi i këtij ligji për shërbimin informativ është një hap mbrapa dhe kërcënim për demokracinë.

"Ne jemi të vendosur të ndalojmë çdo përpjekje të Sali Berishës për të uzurpuar këtë institucion dhe nëse Sali Berisha nuk tërhiqet publikisht nga kjo iniciativë atëherë SHISH do të jetë një tjetër kusht për kthimin e opozitës në parlament", u shpreh Shalësi.

Ai shtoi se kjo është përpjekja e dytë e qeverisë për të kontrolluar këtë institucion, duke ju referuar projektit të kryeministrit Berisha në vitin 2005.

Nga ana tjetër, Shalësi u shpreh se gjatë qeverisjes së PD-së institucioni i Shërbimit Informativ Kombëtar "është deformuar". Në linjë të këtij qëndrimi, deputeti i PS-së ka sjellë dhe referencat e SHIK-ut gjatë vitit 1996.

"Amendamentet e reja të propozuara në ligj nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me përmirësimin dhe fuqizimin e rolit të shërbimit informativ, por përkundrazi e çorientojnë dhe hallakasin plotësisht atë, duke e larguar nga objektivat kushtetuese dhe duke e afruar me objektivat personale të Sali Berishës", tha Shalësi.

xh/NOA

KOMENTE