Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bisedime pa dëshirë!
English

Bisedime pa dëshirë!

"Qëndrimi Evropian ndaj krizës shqiptare, është i shprehur në rrugë zyrtare, tek Rezoluta e Asamblesë së KiE, dhe nuk delegohet në deklarata zyrtarësh të veçantë që janë tifozë të njërës apo tjetrës palë"

Mero Baze*

Tryeza e presidentit Bamir Topi me përfaqësuesit e dy partive kryesore në vend, e cila pritet të mbahet nesër, është një ngjarje që nuk është diktuar nga vullneti politik i palëve. As Sali Berisha dhe as Edi Rama, nuk janë gati dhe të gatshëm të ulen të bisedojnë për krizën politike dhe detajet e saj me njëri tjetrin.

Tryeza e Presidentit, duke qenë se është një projekt ndërkombëtar, po shërben më shumë për të testuar aleancat politike ndërkombëtare të të dy palëve, se sa për të zgjidhur krizën.

Edhe një ditë para tryezës, qeveria ka shmangur nga publiku ofertën e saj për zgjidhjen e krizës, duke nxitur individë të partive të djathta evropiane të mbështesin futjen e opozitës në Kuvend, pa e zgjidhur krizën.

Ky angazhim erdhi pas takimeve të suksesshme të delegacionit të opozitës në Strasburg ku morën garanci nga disa zyrtarë të lart të së majtës evropiane për nevojën e hapjes së kutive në procesin e hetimit.

Por spekulimi me qëndrimet evropiane një ditë para tryezës nuk vlen për të identifikuar realisht qëndrimin evropian, por vullnetin e munguar të palëve të bisedojnë me opsionet e tyre.

Qëndrimi Evropian ndaj krizës shqiptare, është i shprehur në rrugë zyrtare, tek Rezoluta e Asamblesë së KiE, dhe nuk delegohet në deklarata zyrtarësh të veçantë që janë tifozë të njërës apo tjetrës palë.

Rezoluta e KiE që do të jetë baza e këtyre bisedimeve, sanksionon qartë ekzistencën e krizës, rolin e presidentit Topi nevojën e hetimit të zgjedhjeve dhe kthimin e opozitës pas kësaj në parlament.

Fakti që ky qëndrim evropian u tentua të modifikohej nga zoti Berisha përmes amendamenteve, lexoi vullnetin e tij kundër këtij qëndrimi evropian.

Presionet publike një ditë para tryezës janë vazhdim i leximit të dëshpëruar të rezolutës së KiE dhe projektit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Duke qenë se palët shkojnë zemërthyer në tryezën e Presidentit dhe me qëndrime shumë të ndara nga njëri tjetri, kjo tryezë nuk do të vlejë nesër për t'i dhënë fund krizës, por për të testuar sa larg zgjidhjes së saj jemi në këto momente.

Nxitimi për të kërkuar një Evropë tjetër, të ndarë për këtë çështje, ndryshe nga Këshilli i Evropës, është spekulim i turpshëm, të cilit duhet t'i jepet fund, qoftë dhe për shkakun se të dy palët po ulen në tryezë jo me dëshirë, por me urdhër dhe mbikëqyrje të Evropës.

(*) Dërguar nga autori, qëndrimet janë personale

KOMENTE